Djegin mbeturina afër ndërtesës, rrezikohen banorët në lagjen Dardania në Fushë Kosovë

Kosova

Djegin mbeturina afër ndërtesës, rrezikohen banorët në lagjen Dardania në Fushë Kosovë

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 20:54
Pamje nga zjarri

Një zjarr i madh është parë, të shtunën në një lagje në Fushë Kosovë.

Bëhet fjalë për lagjen Dardania, në të cilën persona të panjohur kanë djegur mbeturinat në afërsi të një ndërtese.

Kjo ka bërë që të intervenohet nga zjarrfikësit, pasi janë rrezikuar banorët përreth.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për një zjarr në rrugën Dardania në Fushë Kosovë. Bëhet fjalë për djegien e mbeturinave në afërsi të një ndërtese. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe ekipet e nevojshme policore”, ka thënë Ahmeti.

Nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat