Thatësira rrezikon rendimentet e grurit

Kosova

Thatësira rrezikon rendimentet e grurit

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 21:09
Ilustrim

Mungesa e të reshurave atmosferike në Kosovë ka bërë që shumica e parcelave në gjithë vendin të mos mund të mbillen me grurë.

Edhe pse me shumë vështirësi, disa bujq përpiqen që përmes sistemit të ujitjes “Ibër Lepenc” dhe atij të “Radoniqit”, të mund të kultivojnë grurin.

Bujku Zymer Mustafa nga fshati Reznik i Vushtrrisë, thotë se këtë vit janë duke u përballur me shumë probleme.

Në parcelat afër kanalit të Ibër Lepecit ai ka arritur që të ujisë grurin e mbjellë, por në një parcelë tjetër më lart, reshjet e shiut janë shpresa e vetme.

Kryetari i sindikatës së bujqve, Tahir Tahiri, thotë se nëse nuk ka të reshura, ekziston rreziku që vitin e ardhshëm, rendimentet të jenë të dobëta.

Ai u ka bërë thirrje institucioneve që t’u dalin në ndihmë bujqve, duke rregulluar sistemin e ujitjes.

Ndërkaq, nga ujësjellësi kanë bërë apel te qytetarët që të mos e shfrytëzojnë ujin e pijes për ujitje të tokave.

Tashmë kushtet klimatike kanë bërë që niveli i ujit në liqenin e Badovcit të bjerë 2.8 metra nga niveli maksimal, ndërsa në atë të Batllavës, ka rënie 3.2 metra nga niveli maksimal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat