“Bahçeci” do të ofroj shërbime falas për gratë e dhunuara gjatë luftës

Kosova

“Bahçeci” do të ofroj shërbime falas për gratë e dhunuara gjatë luftës

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 11:58
Feride Rushiti tha se këto shërbime janë të domosdoshme për të gjitha ato viktima

Spitali “Bahçeci” do të ofrojë shërbime gjinekologjike falas për të gjitha gratë dhe vajzat e reja të cilat trajtohen në Qendrën Kosovare Rehabilituese të Mbijetuarve të Torturës.

Drejtoresha e kësaj qendre, Feride Rushiti tha se këto shërbime janë të domosdoshme për të gjitha ato viktima. Andaj, sipas saj,  sot kanë konkretizuar në bazë të një marrëveshje me spitalin, këto shërbime që do të ofrohen.

Rushiti: ‘Bahçeci’ do të ofrojë shërbime falas për gratë e dhunuara gjatë luftës

“Shumë nga këto gra, vajza, fatkeqësisht për shkak të përvojës traumatike, e kanë të vështirë t’iu qasen institucioneve me vet iniciativë edhe nga nevojat që i kanë, prandaj ne si organizatë në bashkëpunim të ngushtë me spitalin ‘Bahçeci’, po ashtu edhe me menaxheren e projektit Luljeta Peko kemi marrë iniciativë që përveç bashkëpunimeve që i kemi pas më herët, këtë bashkëpunim, ta konkretizojmë përmes një marrëveshje ku do të specifikohen shërbimet të cilat do të ju ofrohen të mbijetuarave të dhunës seksuale të luftës që përfitojnë në QKRMT”, tha Rushiti.

Ajo ka falënderuar spitalin për këtë iniciativë . Duke shtuar, se për shkak të hezitimit të grave që t’iu qasen institucione shëndetësore , shumë prej tyre kanë vdekur nga kanceri i mitrës.

Rushiti: Çdo grua e dhunuar ka nevojë për një vizitë gjinekologjike

“Unë mund të them që secila  grua që ka përjetuar një krim të tillë gjatë luftës realisht kanë nevojë për një vizitë gjinekologjike, pavarësisht sa janë të vetëdijshme apo nuk janë të vetëdijshme ato, apo sa e kanë guximin me iu nënshtru këtij trajtimi. Prandaj ne duke qenë të vetëdijshëm edhe duke i analizuar edhe studimet e ndryshme ndërkombëtare ku thuhet që shumë gra dhe vajza që e kanë përjetuar këtë dhunë seksuale e kanë të vështirë, thuhet bile që shumë nga ato vdesin nga kanceri i mitrës për faktin që hezitojnë me iu qas institucioneve për analiza dhe intervenime të mundshme”, tha Rushiti. 

Menaxherja e spitalit “Bahçeci”, Luljeta Peko ka treguar për këtë iniciativë, duke treguar kështu se cilat janë ato shërbime që do të ofrohen.

Peko: Do të ofrohen shërbime gjinekologjike dhe histopatologjike

“Ajo çfarë iniciuam këtë herë ishte, ne kemi marrë si bashkëpunëtorë edhe institucione tjera private të bashkoheshin me ne për të ndihmuar akoma në një spektër edhe më të gjerë të dhënies së shërbimeve mjekësore, ato gjinekologjike, histopatologjitë, ku është përmend këtu edhe laboratori ‘Nukleus’ profesor Kushtrimin, i cili edhe ai na ka mbështetur ka ardhur për të na mbështetur, në kuadër si vullnetar”, tha Peko.

Tutje, ajo ka shtuar, se këto shërbime do të jenë falas përgjatë gjithë kohës, duke thënë se problemet e këtyre grave dhe vajzave të reja janë të vazhdueshme.

Ndryshe, më 5 shkurt të këtij viti ka filluar procesi i verifikimit të viktimave të dhunës seksuale,  për njohjen e statusit të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat