Malisheva bëhet me inkubator të biznesit

Kosova

Malisheva bëhet me inkubator të biznesit

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 12:34
Endrit Shala ka nënshkruar sot marrëveshje me kryetarin e Komunës së Malishevës

Në vazhdën e mbështetjes për komunat e Kosovës, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka nënshkruar sot marrëveshje me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj për nisjen e ndërtimit të Inkubatorit të Biznesit në këtë komunë.

Ministri Shala ka thënë se qëllimi i kësaj marrëveshje është ndihma ndaj komunave që bizneset të kenë kushte dhe mundësi më të mirë për ta zhvilluar veprimtarin  e tyre.

“Çdo ditë po punojmë që bizneset tona të kenë kushte dhe mundësi të operimit më të mira. Iniciativat të ngjashme nuk do të ndalen me kaq, por do të vazhdojnë edhe në komunat tjera. Jam i lumtur që sot nënshkrova një marrëveshje për nisjen e ndërtimit të Inkubatorit të Bizneseve në Komunën e Malishevës dhe së shpejti do të nisin edhe punimet. Ky inkubator do të jetë një mundësi e mirë për të rinjtë e Kosovës që idetë e tyre t’i bëjnë realitet”, ka thënë ai.

Ndërsa kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, është zotuar se do t’i kryejnë të gjitha detyrat e përcaktuara me kontratë dhe të jetësohet sa më shpejt projekti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat