Ankesat e konsumatorëve rriten me rreth 50 për qind

Kosova

Ankesat e konsumatorëve rriten me rreth 50 për qind

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 12:18
Foto

Sherif Fejzullahu, kryetar i Këshillit për mbrojtje të konsumatorit në kuadër të MTI-së, në një konferencë për media ka thënë se janë shtuar ankesat e konsumatorëve përreth 50 për qind.

Ai ka thënë se vendimi për taksë prej 10 për qind do të ndikojë në rritjen e çmimeve të produkteve.

Fejzullahu duke folur për taksën ndaj produkteve të Serbisë, ka kërkuar që të bëhet një zgjidhje edhe për interkonjeksionin Kosovë-Shqipëri, pasi sipas tij, Serbia po e pengon Kosovën që të shfrytëzohet ky projekt energjetik.

Ai shtoi se institucionet e Kosovës nuk duhet ta heshtin këtë bllokadë që po e bën Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat