Banorët e Taslixhes në hall me mbeturinat, e pastruan vullnetarisht por prapë u mbush

Kosova

Banorët e Taslixhes në hall me mbeturinat, e pastruan vullnetarisht por prapë u mbush

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 13:48
Pamje nga vendi i ngjarjes

Banorët e shumë komunave në Kosovë, çdo ditë ankohen për mbeturinat që hasin në rrethin ku jetojnë.

Një rast të tillë e ka edhe një banore e rrugës ‘Haki Taha’ në Taslixhe, e cila ka thënë për media se kjo gjendje është bërë e padurueshme.

“Në lagjen ku jetojmë s’mund të marrim frymë lirshëm nga mbeturinat që hidhen çdo ditë këtu prej banoreve të banesës , njëherë kemi dal vullnetar që të pastrojmë por e kot, prapë është mbushur full mbeturina”, ka thënë banorja.

Në fotot e dërguara në redaksi, shihet sasi e madhe mbeturinat në këtë pjesë, përkatësisht prapa Shtëpisë së Shëndetit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat