Komuna e Malishevës i bën tri familje me shtëpi për banim

Kosova

Komuna e Malishevës i bën tri familje me shtëpi për banim

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 13:01
Komuna e Malishevës i bën tri familje me shtëpi për banim

Në kuadër të realizimit të projekteve të Komunës së Malishevës dhe në kuadër të investimeve për rritjen e mirëqenies për familjet në nevojë, sot, nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, edhe zyrtarisht është bërë dorëzimi i çelësave së shtëpive për tri familje.

Me këtë rast, kryetari Begaj i ka uruar tri familjet për shtëpitë e reja.

“Këto shtëpi që ne kemi ndërtuar, janë në mesin e 13 shtëpive që kemi ndërtuar këtë vit, ku përmes këtyre investimeve po ju sigurojmë banimin për këto familje dhe në të njëjtën kohë edhe po ju ndihmojmë edhe në krijimin e kushteve më të mira për jetë. Krahas këtyre investimeve, jemi duke ndërtuar edhe qendrën e banimit social, ku mbi dyzetë familje tjera do të jenë përfitues dhe besoj që përfundimisht do të zgjidhet problemi i banimit për shumicën e rasteve që kanë nevojë për banim”, tha ai.

Sot, me shtëpi të re janë bërë familjet e Hamëz Halilajt nga Llapçeva,  Jakup Berishës nga Berisha dhe Muhamet Morina nga Drenoci, ndërsa ndërtimi i shtëpive për këto familje është mundësuar nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Gjatë viteve të fundit, Komuna e Malishevës, në vazhdimësi ka ndërtuar shtëpi banimi për familjet të cilat kanë nevojë për sigurimin e banimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat