Bytyqi viziton shkollën e vendlindjes, kërkon angazhim nga mësimdhënësit

Kosova

Bytyqi viziton shkollën e vendlindjes, kërkon angazhim nga mësimdhënësit

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 11:47
Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi ka vizituar shkollën fillore “Mehdi e Sylejman Bytyqi” në Arllat të Drenasit.

Bytyqi kërkoi nga mësimdhënësit të angazhohen më shumë në mënyrë që të rinjtë të edukohen në mënyrë të duhur.

Bytyqi: Erdhëm për të parë nga afër gjendjen e shkollave fillore

“Gjendemi në shkollën e vendlindjes sime, në një shkollë qe me krenari mban emrin e dy heronjve tanë, “Mehdi e Sylejman Bytyqi”. Në kuadër të të gjitha vizitave të vazhdueshme që jemi duke i bërë tek të gjitha DKA-atë, për të parë për së afërmi gjendjen infrastrukturore, kushtet e tyre e normalisht për të marr informacione direkt nga drejtori i shkollës dhe mësimdhëniet”, tha ministri Bytyqi.

Ndërsa drejtori i kësaj shkolle, Bejz Bytyqi tha se çdo investim si në kuadro, ashtu dhe infrastrukturë është i mirëpritur.

Bytyqi: Kjo vizitë na jep një motiv më shumë për punë

“Sado qe ne flasim kur një ministër del dhe sheh për së afërmi nevojat e shkollave tona që kanë sot, e që janë të shumta, e na dëgjon për kërkesat tona, kjo neve na jep dhe më shumë inkurajim që te punojmë me shumë. Unë mendoj qe ky është vetëm fillimi i asaj çka ka premtuar ministri” tha ai.

Drejtori i arsimit të Komunës së Drenasit, Tafil Halili shtoi se kjo është vazhdimësi e punës që ata janë duke e bërë.

Halili: U zotuam që do t’i përmbushim gjitha kërkesat e tyre

“Ishte një takim mjaft i frytshëm bashkë me ministrin. Ne u zotuam që do t’i përmbushim të gjitha detyrat që i kemi të parashtruara para vetes për ngritjen e cilësisë në mësimdhënie”, përfundoi ai.

Bytyqi pritet që sot të vizitojë edhe shkollën “Abedin Bujupi” në Arllat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat