Vikendi do të jetë më i ftohtë

Kosova

Vikendi do të jetë më i ftohtë

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 19:52
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit në vendin tonë do të mbajë mot i vranët, me intervale të shkurta me diell.

“Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Vranësirat gjatë ditë së shtune vende-vende do të shoqërohen me riga të dobëta shiu, kurse në viset malore me lartësi mbidetare mbi 1500m pritet të bijnë fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Java e ardhshme sjell reshje shiu dhe erëra me shpejtësi mbi 20m/s”, njofton IHMK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat