Për cilin vendim të Qeverisë Haradinaj, Thaçi ka kërkuar interpretim të Gjykatës Kushtetuese?

Kosova

Për cilin vendim të Qeverisë Haradinaj, Thaçi ka kërkuar interpretim të Gjykatës Kushtetuese?

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 22:32
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka folur për vendimin e Qeverisë që pronat publike të hiqen nga administrimi i AKP-së dhe t’u lihen në kompetencë komunave në veri.

Thaçi tregohet i ashpër me vendimin e Qeverisë që pronat publike të hiqen nga administrimi i AKP-së dhe t’u lihen në kompetencë komunave në veri.

“Unë mbështes Qeverinë në punë sikur kam mirëkuptim në kërkesat të opozitës. Pozicioni im është i balancuar, nuk do të jem favorizues as për pozitën as opozitës. Shoh disa zëra opozitarë të përgjegjshëm që po afrohen gjithnjë e më tepër se duhet të përmbyllet ky proces një herë e përgjithmonë. Marrja e autoritetit të AKP’së nga Qeveria mendoj se është hap i pamenduar mirë, i paqëlluar dhe në kundërshtim ligjor, për çka unë kam proceduar në Gjykatën Kushtetuese. Një kërkesë e tillë, ka qenë nga Serbia edhe në vitet 2005-2008 edhe në procesin e negociatave për statusin politik në Vjenë, e kemi refuzuar. Ka qenë kërkese edhe në vitin 2013, e kemi refuzuar”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, ky vrull dhe entuziazëm me i bartë pronat shoqërore në pronësi të komunave, është një qasje që nuk do të duhej të ndodhte.

“Ky vrull dhe entuziazëm me i bartë pronat shoqërore në pronësi të komunave, është një qasje që nuk do të duhej të ndodhte. Kam kërkuar një sqarim institucional, përpos sqarimeve individuale të Qeverisë që nuk pajtohen me ato çështje. Ka një heshtje. Dua të shpresoj se do të ketë reflektim të anulimit të atyre vendimeve nga Qeveria. Nëse ao vendime mbeten në fuqi dhe fillojnë të implementohen, atëherë është fillimi i zbatimit të idesë së Serbisë për Republika Srpska në Kosovë, në një formë apo tjetër. Nuk komentoj vendime të Gjykatës por janë vendime të gabuara të nxituara dhe me motiv të bërjes së Kosovës xhepa –xhepa.” – ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat