Sot pastrohet Liqeni i Badovcit

Kosova

Sot pastrohet Liqeni i Badovcit

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 09:15
Liqeni i Badovcit

Një aksion i pastrimit do tw zhvillohet në Liqenin e Badovcit nw Prishtinë.

Ky aksion po bëhet në kuadër të fushatës ” Ta pastrojmë Kosovën”.

Aksioni është paraparë të fillojë në orën 11.

Aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” organizohet nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj i cili u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve dhe qytetarëve të vendit që t’i përgjigjen thirrjes për pastrimin e vendit nga mbeturinave.

Në aksion kanë njoftuar se do të marrin pjesë kompanitë e pastrimit, FSK, Policia e Kosovës, KFOR-i, agjencitë e ndryshme shtetërore, ministritë, komunat, nxënësit dhe mësimdhënësit, kompanitë private e të tjera.

Aksioni do të zgjasë deri në fund të dhjetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat