Në hyrje të Preshevës është rrëzuar një kamion i cili po barte zhavor.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe policia, ndërsa mësohet se nuk ka persona të lënduar.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 13:00, mirëpo kamioni ende nuk është larguar nga rruga dhe po krijon pengesa në komunikacion.
Sipas dëshmitarëve dhe kalimtarëve të rastit, mësohet se kamioni i përket kompanisë ‘Saba Bellça’, në Preshevë.