Lladrovci i gëzuar nga stadiumi: Maltën e paketuam, edhe një betejë e vogël na pret...

Kosova

Lladrovci i gëzuar nga stadiumi: Maltën e paketuam, edhe një betejë e vogël na pret...

Nga: A.ZH Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 20:44
Ramiz Lladrovci

Fitores së Kosovës kundër Maltës në futboll, i është gëzuar edhe kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci.

Në një postim në Facebook, Lladrovci, i cili ka ndjekur nga stadiumi ndeshjen, ka thënë se Kosovën e pret edhe një betejë e vogël në stadiumin "Fadil Vokrri".

Ai ka thënë se lojëtarët e Azerbajxhanit, do të jenë pjesëmarrës në festën e Kosovës të kualifikimit në garën e mëtejshme.

Postimi i Lladrovcit:

Urime fitorja!

Ju lumtë djema, gëzuar shqiponja të Kosovës!

Maltën e paketuam, edhe një betejë e vogël na pret...në ndeshjen e fundit, në "Fadil Vokrri", azerëve do t'ju ofrojmë kënaqësinë e pjesëmarrjes në festën tonë të kualifikimit në garën e mëtejshme.

Fitoren e sontme e kemi të merituar, secili u bë pjesë e fitores që nga Trajneri dhe taktika, sulmi e mbrojtja e futbollistëve, shqiponjave tona. Përgëzime edhe për tifozët dhe besa-besë në mes të Maltës.

Urime, gëzuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat