Ministri Shala flet për cilësinë e naftës në Kosovë - Bota Sot
Ministri Shala flet për cilësinë e naftës në Kosovë

Kosova

Ministri Shala flet për cilësinë e naftës në Kosovë

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 21:36
Ilustrim

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka folur rreth cilësisë së naftës në Kosovë.

Ministri ka thënë se tashme inspektorati i MTI-së, i ka shtuar kontrollet brenda tregut në Kosovë, derisa ka shtuar se deri me tani nuk ka ndonjë vërejtje e cila është shqetësuese, për të cilën, siç thotë ai, do të duhet inspektorati dhe ministria të merrte masa.

Shala po ashtu ka thënë se çështja e kontrollit të cilësisë së naftës, në hyrje, pra në doganë nuk është kompetencë e ministrisë së Tregtisë, por e Doganave, por që ministria inspekton vetëm tregun brenda Kosovës.

“Sa i përket naftës unë dua t’ju informoj juve se çështja e kontrollit të cilësisë së naftës, në hyrje, pra në doganë nuk është më kompetencë e Ministrisë së Tregtisë, kjo kompetencë i është marrë Ministrisë së Tregtisë në vitin 2017, dhe kjo kompetencë tani është e Doganave të Kosovës, dmth institucioni i cili është përgjegjës për cilësinë e derivateve të cilat hyjnë në Kosovë është dogana”,  ka thënë Shala në një intervistë për lajmi.net.

Shala po ashtu ka thënë se është i shqetësuar pasi që dogana nuk posedon kapacitetet për kontrollin e cilësisë së naftës, siç thotë ai, duke ditur që dogana bën kontrollin vetëm sa i përket çështjeve tarifore.

Sipas tij kontrollin të cilën e bënë dogana në produkte janë vetëm në aspektin e përcaktimit të tarifave.

“Nuk dua të ndalem dhe të diskutoj nëse është çështje e mirë apo e keqe kjo. Po ashtu unë kam shqetësime edhe nga shitësit e produkteve të naftës por edhe nga qytetarët edhe nga stafi i ministrisë që dogana nuk posedon kapacitetet për kontrollin e cilësisë së naftës duke ditur që dogana bën kontrollin vetëm sa i përket çështjeve tarifore. Kontrollin të cilën e bënë dogana në produkte janë vetëm në aspektin e përcaktimit të tarifave, por përkundër kësaj inspektorati i MTI-së, i ka shtuar kontrollet në qendrat shitëse, dmth në pikat shitëse në Kosovë”, ka shtuar Shala.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test