Konferencë shkencore në Skënderaj, me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastrioti– Skënderbeu

Kosova

Konferencë shkencore në Skënderaj, me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastrioti– Skënderbeu

Nga: Edona Vojvoda Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 07:08
Konferencë shkencore në Skënderaj

Gjimnazi ”Hamëz Jashari” në bashkëpunim me Komunën e Skënderajt, organizuan Konferencë shkencore, kushtuar 550 – vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit– Skënderbeu, në të cilën morën pjesë profesorë, akademikë, pedagogë e prijës shpirtëror.Fjalën hyrëse e paraqiti profesor Nezir Bejta,kurse pjesëmarrsëve me nje fjalë përshëdetëse iu drejtua edhe z. Bekim Jashari, Kryetar i Komunës së Skënderajt. Profesor Frashër Demaj, në emër të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, u paraqit me kumtesën, "Ndikimi i figurës së Gjergj Kastriotit – Skënderbeu në krijimin e kombit shqiptar", e cila u ndoq me vëmendje nga të pranishmit. Don Lush Gjergji me kumtesën "Gjergj Kastrioti – Skënderbeu- Moisiu arbëror" e bëri një kthim në historinë e lavdisë shqiptare duke e përshkruar bashkëpunimin e Skënderbeut me papët e Kishës Katolike.

Image

I veçantë, sidomos ishte fjalimi i Sala Ahmetit, e cila foli për konceptin e Skënderbeut për shtetin, koncept ky që tregon për gjenialitetin e Skënderbeut, jo vetëm në fushën e artit luftarak. Kurse Blerim Latifi me temën "Skënderbeu dhe identiteti i shqiptarëve", ndër të tjera foli edhe për ndërlidhjen e emrit të qytetit të Skënderajt me emrin e Skënderbeut. Latifi e ftoi Kryetarin e Komunës së Skënderajt që të ngre një pllakë përkujtimore me emrin e Kadri Sinamatit, sekretar i atëhershëm i Nënprefekturës së Skënderajt, i cili pati propozuar që emri Serbicë të zëvendësohet me emrin Skënderaj. Në vazhdim, u paraqitën edhe Mustafë Haziri me kumtesën "Skënderbeu dhe Lidhja e Lezhës", Bedri Tahiri me temën "Skënderbeu në romanin shqiptar", kurse Ramiz Spahiu u shfaq me kumtesën "Skënderbeu në tekstet shkollore".

Përkundër rë.ndësisë së kësaj Konference, ajo pothuajse kaloi e heshtur pa pjesëmarrjen e mediave të shkruar dhe elektronike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat