Aderime të reja në PDK, Veseli: Dekada e Re - platforma e të gjithëve

Kosova

Aderime të reja në PDK, Veseli: Dekada e Re - platforma e të gjithëve

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 19:55
Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka pasur një takim me të rinjtë që iu bashkuan sot kësaj partie.

Ai në një postim në Facebook shkruan se është shumë i lumtur kur sheh dëshirën e këtyre të rinjve që të marrin përgjegjësi.

Postimi i plotë:

“Dhjetëra të rinj e të reja iu bashkuan sot Partisë Demokratike të Kosovës. Pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me ta dhe jam shumë i lumtur kur shoh dëshirën e tyre qe të marrin përgjegjësi. Krenar, po ashtu, me rininë që ndjek qëllimet e veta dhe nuk dorëzohet. Dekada e Re është platforma e të gjithëve, për të sjellë ndryshime të mëdha në vend, për t’i dhënë rinisë edhe më shumë rol”, shkruan Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat