Kreu i Vushtrrisë dënon djegien e kontejnerëve në këtë komunë

Kosova

Kreu i Vushtrrisë dënon djegien e kontejnerëve në këtë komunë

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 23:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, djegien e kontejnerëve dhe hedhjen e mbeturinave e dënon rëndë.

Duke u shprehur se Inspektorati i Komunës dhe Policia e Kosovës duhet të shqiptojnë gjoba për secilin që kryen këto veprime.

“Le të vetëdijesohemi se pastërtia në qytet e në fshat është përgjegjësi e secilit”, u shpreh ai në Facebook.

Më tej ai shtoi se nëse kamioni i mbeturinave nuk shkon tek familjet vushtrriase, ata duhen të lajmërohen menjëherë në komunë.

Po ashtu premtoi se do i shpërndaj 4500 kontejner familjar për ekonomit familjare.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat