Ky është pjesëtari i Policisë së Kosovës që vdiq nga vetaksidentimi me armë zjarri

Kosova

Ky është pjesëtari i Policisë së Kosovës që vdiq nga vetaksidentimi me armë zjarri

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 08:27
Halit Zhdrrella

Pjesëtari i Policisë së Kosovës i cili ndërroi jetë mbrëmë është Halit Zhdrrella.

Burime të IO bëjnë të ditur se Zhdrella ndërroi jetë si pasojë e lëndime të marra nga vetëaksidentimi me armë zjarri.

Zhdrella ishte nga fshati Penuh, komuna e Podujevës dhe punonte si Kapiten në Departamentin e Krimeve Ekonomike.

Ndryshe rrethanat e këtij rasti nuk janë bërë ende të ditura deri në dhënien e detajeve nga vetë Policia e Kosovës. Vetëm se dyshohet që Zhdrella humbi jetën përderisa kishte dalë për gjueti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat