Pacolli: Nga nesër Kosova do të jetë pjesë e INTERPOL-it

Kosova

Pacolli: Nga nesër Kosova do të jetë pjesë e INTERPOL-it

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 14:48
Behgjet Pacolli

Kryediplomati i Kosovës Behgjet Pacolli, është shprehur optimist për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Në një prononcim nga Dubai, ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it, Pacolli tha se anëtarësimi i Kosovës në këtë organizate është eventi më i rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë.

“Deri më tani çdo gjë që kemi bërë këtë vit ja kemi dedikuar punës përgatitore për këtë moment. Çdo gjë është sipas planit, Kosova është në pozicion shumë të mirë. Shpresoj që të mos këtë surpriza negative dhe besoj se nesër që nga ora 11:00 (kohë lokale), Kosova do të jetë pjesë e INTERPOL-it”.

Në lidhje me lobimin e Serbisë për kundërshtimin e anëtarësimit të Kosovës, Pacolli tha se ata po bëjnë një punë shkatërruese përderisa ekipi kosovar është mjaft konstruktiv.

Ndryshe, votimi për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL do të zhvillohet nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat