Mungesa e rrymës po dëmton bizneset e Malishevës

Kosova

Mungesa e rrymës po dëmton bizneset e Malishevës

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 15:58
Mungesa e rrymës po dëmton bizneset e Malishevës

Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës janë takuar sot me kryetarin e komunës së Malishevës Ragip Begaj me të cilin kanë diskutuar për problemet me të cilat përballen bizneset në këtë komunë.

Në këtë takim u tha se mungesa e madhe e energjisë elektrike po u shkakton humbje të madhe bizneseve ndërsa  mungesa e të mbjellave ka ardhur si pasojë e mungesës së subvencioneve nga Qeveria.

Kryetari Begaj,  ndër shumë probleme me të cilat përballen bizneset e kësaj komune theksoi si problem qenësor mungesën e madhe të energjisë elektrike e cila po u shkakton humbje të mëdha bizneseve.

Hysni Zogaj nga OAK u interesua edhe për çështje të tjera të kësaj komune, ndër to për numrin e vogël të femrave të punësuara në këtë komunë.

Lidhur me këtë, kryetari Begaj njoftoi që tani ka përmirësime dhe se janë punësuar 7 (shtatë) drejtore të reja femra në shkollat e Malishevës.

Ai po ashtu përmendi punësimin e tre personave me aftësi të kufizuara në Komunën e Malishevës, dy meshkuj dhe një femër.

Ndërsa kryetarja e Shoqatës së Bizneseve të komunës së Malishevës, Adelina Berisha shprehi shqetësimin për vjedhjen që po i bëhet kohët e fundit bizneseve në këtë anë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat