Bytyqi viziton një shkollë të Vushtrrisë në Ditën Ndërkombëtare të Konventës së Fëmijëve

Kosova

Bytyqi viziton një shkollë të Vushtrrisë në Ditën Ndërkombëtare të Konventës së Fëmijëve

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 16:55
Bytyqi viziton një shkollë të Vushtrrisë në Ditën Ndërkombëtare të Konventës së Fëmijëve

Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi ka vizituar sot shkollën fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri.

Në këtë vizitë Bytyqi ishte bashkë me shefin e së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin dhe kryetarin e komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri.

Sipas tij kjo  vizitë u realizua në kuadër të aktiviteteve që po zhvillohen kudo në Kosovë, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve.

“Pra, sot ishim për të shënuar këtë ngjarje së bashku me nxënësit e shkollës fillore në Vushtrri, ku për disa çaste edhe diskutuam lidhur me angazhimet që po i bëjmë në vazhdimësi”, ka thënë Bytyqi.

Bytyqi ka shkruar se kjo ngjarje është e rëndësishme për fëmijët e të gjithë botës dhe rreth kësaj theksova nevojën e angazhimeve të përbashkëta me qëllim që të krijojmë një ambient të lumtur dhe perspektivë të ndritshme për fëmijët.

“Ne do të angazhohemi në vazhdimësi, që t`u sigurojmë fëmijëve tanë një të ardhme më të sigurt, një edukim cilësor, t`u sigurojmë një ambient sa më të mirë, që fëmijët tanë të zhvillohen sikurse fëmijët e Evropës dhe gjithë botës”, ka thënë Bytyqi.

Sipas tij entuziazmi i fëmijëve për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, programi që ata shfaqën enkas për këtë ngjarje, si dhe pyetjet që ata shtruan, ‘ na bëjnë që të angazhohemi dyfish më shumë që së bashku të krijojmë kushte të mira dhe që ditët e veçanta të jenë të përditshme, të hareshme për të gjithë’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat