Projektet e SHFMU “Abdullah Tahiri” nuk kanë të ndalur

Kosova

Projektet e SHFMU “Abdullah Tahiri” nuk kanë të ndalur

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 22:51
Pamje nga aktivitetet

Rëndësia e një udhëheqje të suksesshme e SHFMU "Abdullah Tahiri", nga një njëri profesionist i cili tërë jetën e tij, i'a kushtoi funksionimit të një baze të suksesshme të arsimit shqip, siq është drejtori i kësaj shkolle prof. Rashit Sahiti, është dëshmi i një rezultati produktiv i sukseseve të pandalshme,  të projekteve të fituara dhe angazhimit të suksesshëm të mësimdhënësve të tij.

Një grup i nxënësve të shkëlqyeshëm të SHFMU “Abdullah Tahri” në Malishevë, në krye me profesoreshën e Gjeografis znj. Albina Basha - Halili, prezantuan projektin krijues të disa nxënësve të kësaj shkolle.

Duke e njohur rëndësin e funksionimit të sistemit diellor, që është një sistem i përbërë nga nëntë planet : Mërkuri, Afërdita, Toka, Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani , Neptuni dhe Plutoni, veqanërisht, funksionimin dhe rëndësinë e planetit Tokë, këta nxënës arritën të krijojnë një sistem të funksionimit mekanik, të kombinuar me një sistem digjital, për të demostruar punën e planetëve dhe rëndësinë e tyre në sistemin tonë diellorë. 

Drejtori i kësaj shkolle, prof. Rashit Sahiti, është i fasionuar me punën dhe përkushtimin e mësimdhënësve të tij, ku si rezultat produktiv i kësaj pune, vie angazhimi dhe prezantimi i krjimit të projekteve të nxënësve të kësaj shkolle.

Në anën tjetër profesoresha e Gjeografisë,  znj. Albina Basha - Halili, i përgëzoi nxënësit për angazhimin e parreshtur për mësimnxënie dhe avancimin në projekte të rëndësishme kreative - përshkruese. Ajo konsideron se ky projekt kreatic i këtyre nxënësve, është dëshmia më e rëndësishme e punës dhe angazhimit tonë në mësimdhënie, andaj i falënderon nxënësit e saj për përkushtimin dhe ambicien e tyre për shkencë, dhe njëkohësisht falënderon drejtorin e shkollës prof. Rashit Sahitin, për përkrahjen e vazhdueshme dhe të parezervë, për projektet të cilat janë rëndësi e rezultatit të punës së përbashkët në mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Edhe nxënësit janë krenar për punën dhe përkushtimin e parreshtur të prof. Albina Basha - Halili, për të arritur rezultate të përbashkëta, ku si rrjedhojë e saj, është fakti se kjo shkollë po arrinë hapa të shkathtësisë kreative në mësimnxënie dhe orientim në karrierë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat