Diskutojnë për ndërtimin e shtëpive për familjet që kanë nevojë

Kosova

Diskutojnë për ndërtimin e shtëpive për familjet që kanë nevojë

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 18:30
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim drejtorin e Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Hoxhë Halil Kastrati, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin me këtë shoqatë për ndërtimin e shtëpive për familjet që kanë nevojë.

Kryetari Lladrovci, ka njoftuar Kastratin se shumë shpejt do të zyrtarizojnë bashkëpunimin për ndërtimin e shtëpive për skamnorët, përmes nënshkrimit të memorandum bashkëpunimit, ku një pjesë të investimeve për ndërtimin e tyre do të mbulojë me mjete buxhetore edhe Komuna për vitin 2019.

Ndërsa, Kastrati ka thënë se po bëhet një zgjidhje e mirë institucionale me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit për ndërtimin e shtëpive.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat