Bytyqi: Bursa për të gjithë studentët me nevoja të veçanta

Kosova

Bytyqi: Bursa për të gjithë studentët me nevoja të veçanta

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 11:10
Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi

Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi me anë të një postimi në Facebook ka sqaruar se sivjet do të japë bursa për të gjithë studentët me nevoja të veçanta.

Bytyqi ka sqaruar  se në konkursin e publikuar për bursa për studentët kriteret e përcaktuara nuk vlejnë për studentët me nevoja të veçanta, pasi sipas tij ata mund të aplikojnë për bursë në të gjitha fushat e studimit.

Postimi i Bytyqit:

Bursa për të gjithë studentët me nevoja të veçanta

Të dashur studentë,

Lidhur me konkursin e publikuar më 19 nëntor 2018, për ndarjen e bursave për studentët e universiteteve publike, për vitin akademik 2018-2019, po jap këtë sqarim:

Si ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në lidhje me bursat në fjalë, kam marrë vendim që, fushat e studimit të përcaktuara në konkurs të mos vlejnë për studentët me nevoja të veçanta. Pra, këta studentë mund të aplikojnë për bursë nga të gjitha fushat e studimit që organizohen në universitetet publike në Kosovë.

Gjithashtu, bazuar në Udhëzimin Administrativ, nr. 14/2017, të datës 06.12.2017, të kushtet dhe kriteret e përcaktuar me konkurs, pika 1.2 deri 1.5 nuk vlejnë për studentët me nevoja të veçanta.

Të gjithë studentët e interesuar, konkursin e MAShT për ndarjen e bursave mund ta gjejnë në linkun e mëposhtëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat