Kujdestaritë e Specializantëve në QKUK po vjedhen - Bota Sot
Kujdestaritë e Specializantëve në QKUK po vjedhen

Kosova

Kujdestaritë e Specializantëve në QKUK po vjedhen

Nga: Elmedina Baraliu Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 21:44
QKUK

Kujdestaritë e Specializantëve që punojnë në QKUK po vazhdojnë të keqpërdoren më sakt po vjedhen nga "Mafia zhvatëse" e cila është instaluar brenda QKUK-së që nga themelimi i saj. 

Fakti akoma më i tmerrshëm është se me paratë e kujdestarive të specializantëve kjo "Mafi zhvatëse" ka blerë dhe po blenë banesa, shtëpi, vetura dhe objekte të ndryshme në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri dhe madje me paratë e specializantëve të fituar me shumë mund, po shkojnë edhe në pushimet e tyre. 

Edhe pse administrata e QKUK-së është në dijeni të këtyre keqpërdorimeve ajo përsëri rri duarkryq duke lejuar kështu vjedhjen pa ndalë të kujdestarive.

Shtrohet pyetja se si po vjedhen kujdestaritë. Hajnia e tyre del në pah shumë shpejtë dhe shumë thjeshtë. Kjo "Mafi zhvatëse" ka krijuar EM code të cilat janë të lidhura me xhirollogari të tyre ku nëse një specializant i mban kujdestaritë atëherë gjatë transferimit të parave këta matrapazë ose e ndërrojnë EM kodin e specializantit/specializantes ose e ndërrojnë numrin e xhirollogarisë duke e zëvendësuar me numrin e tyre dhe kështu transferohen paratë në xhirollogaritë e "Mafisë zhvatëse". Dhe nëse ndonjë specializant ose specializante ankohet që nuk i kanë dalur kujdestaritë atëherë ata/ato mundohen në çdo mënyrë të manipulojnë me të dhëna duke iu thënë specializantëve se "kinse" iu kanë dalur kujdestaritë ne ua kemi dërgu por thonë "kinse" gabimet janë te bankat ose nëse insiston shumë atëherë këta ia marrin dikujt tjetër paratë e kujdestarive pra ndonje specializanti tjetër dhe t'i transferojnë ty, pra hajnia nuk ndalet por "riciklohet" deri në pafundësi". Edhe nëse ju dalin kujdestaritë përsëri një përqindje e kujdestarisë vjedhet pra një shumë e kujdestarisë përsëri shkon në konto të "Mafisë zhvatëse" e cila është rrënjosur brenda QKUK-së.

Dhe kjo Hajni e madhe vazhdon ndërsa drejtësia forcon heshtjen e saj deri në pllakosje!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...