Mulhaxha-Kollçaku: Bëhen ambasadorë ata që nuk e dinë as gjuhën e shtetit ku shkojnë

Kosova

Mulhaxha-Kollçaku: Bëhen ambasadorë ata që nuk e dinë as gjuhën e shtetit ku shkojnë

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 23:49
Fatmire Mulhaxha-Kollçaku

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka thënë se të jeshët diplomat dallon nga politikanët.

Mulhaxha-Kollçaku në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se individët që duhet të shkojnë në diplomaci duhet të jenë diplomatë të dëshmuar të karrierës.

“Ata duhet të jenë diplomat të karrierës. Kushdo që e merr pushtetin, gjëja e parë që bëjnë, ulen dhe bëjnë pazare postet diplomatike- ambasadorët dhe konsujt. Largohen njerëzit që janë diplomat të karrierës, madje disa prej tyre të dëshmuar dhe dërgojnë atje dikë që është militant politik”, tha ajo.

Ajo shkon më tej duke thënë se mund të ketë prej diplomatëve që ndoshta edhe gjuhën e shtetit ku vendoset nuk e njeh.

“Ndoshta ai diplomat nuk e njeh edhe atë gjuhë në shtetin në të cilin shkon, sepse aty kanë disa këshilltarë dhe staf përcjellës, i cili pastaj ja fut letrën ambasadorit që të nënshkruaj”, deklaroi Kollçaku.

Deputetja e Vetëvendosjes thotë se roli i ambasadorit është shumë i madh dhe aty duhet të jenë njerëzit më të përgatitur, që madje duhet edhe të përmirësojnë gabimet e politikës.

“Në diplomaci nuk lejohet që përzgjedhja e personelit të bëhet pa asnjë kriter. Ata duhet të jenë njerëz të karrierës dhe që dinë t’i qasen kontakteve”, tha deputetja VV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat