Dardan Sejdiu bën thirrje me “Duaje tënden” që të konsumohen produktet vendore - Bota Sot
Dardan Sejdiu bën thirrje me “Duaje tënden” që të konsumohen produktet vendore

Kosova

Dardan Sejdiu bën thirrje me “Duaje tënden” që të konsumohen produktet vendore

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 18:06
Dardan Sejdiu

Shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu, ka thënë se i ka shkruar një mesazh ministrit të Tregtisë, Endrit Shalës.

“Mbrëmë i kam shkruar një mesazh rikujtues Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, në lidhje me hyrjen në fuqi të paragrafit 8 të Nenit 16 të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit, i cili thotë se të gjithë shitësit janë të detyruar që origjinën e produktit ta tregojnë edhe përmes vendosjes së një etikete që tregon flamurin e shtetit të origjinës së produktit”, ka thënë Sejdiu përmes Facebook.

Ai ka thënë se në fund të këtij muaji bëhen gjashtë muaj që kjo dispozitë të hyjë në fuqi.

“Beteja për barazi e dinjitet në marrëdhënie tregtare duhet të vazhdojë me vendosjen e një etikete që tregon flamurin e shtetit të origjinës së produktit, e pra edhe në produktet vendore!”.

Në fund të shkrimit të tij Sejdiu ka përdorur një frazë që si slogan e ka pasur partia e dikurshme e tij, Lëvizja Vetëvendosje.

“Duaje vendin tënd! Duaje tënden!”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...