Gruaja e të vrarit në Siri nuk mund të marrë ndihma sociale

Kosova

Gruaja e të vrarit në Siri nuk mund të marrë ndihma sociale

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 23:32
Dana Bajrami Reka

Sonte në emisionin “Drejtësia në Kosovë” po trajtohet tema e të dënuarve për terrorizëm.

Ndër të tjera, në emision është folur edhe për të vrarët në luftërat në Siri dhe Irak.

Familjarët e atyre që kanë vdekur në luftërat në Siri dhe Irak, shihet se janë lënë në mëshirën  e fatit.

Hulumtimi tregon se gratë e të vrarëve nuk arrijnë të marrin ndihmat sociale ehe ti ushqejnë fëmijët e tyre.

Kjo për faktin e vetëm se nuk arrijnë të kenë  dëshmi të vdekjes për burrat e tyre në Siri apo Irak.

“Po e gëzojnë nëse i plotësoj kushtet me dokumente. Ne kemi pasur një rast kur ka qenë njëra prej bashkëshorteve ku thuhet se burri i saj ka vdekur në Siri por për shkak të dokumenteve që nuk ka arritur t’i sigurojë bashkëshortja e njërit prej tyre nuk kemi mundur t’ia rregullojmë”, thotë Diana Bajrami Reka nga Drejtoria për Mirëqenie Sociale në Kaçanik.

Ajo ka treguar edhe për dokumentet që nuk mund të sigurojnë familjarët  për të marr ndihmë sociale.

“Çërtifikatën e vdekjes së personit”, thotë Reka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat