KEDS: E shtuna me asnjë reduktim të energjisë elektrike

Kosova

KEDS: E shtuna me asnjë reduktim të energjisë elektrike

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 15:50
KEDS

Gjatë ditës së djeshme pati reduktime të shumta të energjisë elektrike në mbarë Kosovën. Për këtë pati edhe reagim nga ZRRE-ja, që edhe u ka tërhequr vërejtjen KEDS-it e KESCO-s. U bëri thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të reduktimeve dhe mos aplikim të ndërprerjeve të planifikuara të energjisë elektrike në emër të mirëmbajtjes gjatë sezonit të dimrit, ndryshe do merreshin masa ndaj tyre. 

E mbrëmë Erolld Belegu, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj në emisionin “Interaktiv”, ka folur për reduktimet e ashpra të rrymës nga KEDS-i, duke thënë se kompaninë e pret dënim i rëndë nëse të shtunën (sot) do të ketë reduktime.

Asnjë reduktim i energjisë elektrike nuk ka ndodhur sot pasi që sipas zëdhënësit të KEDS-it, Viktor Buzhala ka pasur rritje të temperaturave e rënie të konsumit.

I pyetur se a ka ndikuar në këtë kërcënimi i qeverisë, Buzhala ka thënë se KEDS-i ka arritur të sigurojë energji shtesë nga rajoni pasi që edhe atje ka rritje të temperaturave e rënie të çmimit të energjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat