Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë nga Podujeva ka ndërruar jetë gjatës ditës së djeshme.
Sipas PK-së, viktima ka ndërruar jetë rrugës për në QKUK pas tretmanit mjekësor në QKMF-në në Podujevë.
Policia e ka konsideruar si trajtim i pa ndërgjegjshëm shëndetësor.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se e kishte dërguar vajzën e tij në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë dhe pas tretmanit mjekësor, ishte nisur në drejtim të QKUK-së, mirëpo gjatë rrugës vajza e tij kishte ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.