Kadri Veseli bën bashkë Sami Lushtakun dhe Bekim Jasharin

Kosova

Kadri Veseli bën bashkë Sami Lushtakun dhe Bekim Jasharin

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 13:41
Shefi i PDK-së i ka ulur në një tavolinë Jasharin me Sami Lushtakun e Bekim Haxhiun

Bekim Jashari ishte koordinuar për t’u bërë Kryetar i Skenderajt me Kadri Veselin. Krejt kjo pasi ky i funditr kishte dështuar t’i pajtonte dy grupet e PDK’së në këtë qytet. Tash, përsëri Shefi i PDK’së i ka ulur në një tavolinë Jasharin me Sami Lushtakun e Bekim Haxhiun. 

Kanë zgjedhur restaurantin e Nuredin Lushtakut në qendër të Skënderajt gjoja për ta dëshmuar se tashmë nuk ka asgjë të keqe mes tyre. Në krye të tavolines është ‘kumbara” i këtij takimi,  Kadri Veseli i cili ka bërë përpjekjen  e radhës për ta shpëtuar  PDK-ne nga ndarja në bastionin e saj,.

Për më tepër në këtë takim të mbajtur sot gjatë ditës është parë edhe kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari i cili nuk ka komunikuar deri tash me Sami Lushtakun. Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka bërë një postim në facebook, ka konfirmuar pajtimin mes palëve që deri tash kanë të armiqësuara.

“Sot në restaurant “Arbëri” në Skenderaj me kryetarin Kadri Veseli me bashkëluftëtarë dhe bashkëpartiakë, para nisjes së zgjedhjeve të brendshme përçuam mesazhin e unitetit të degës më të madhe të PDK-së. Skenderaj përherë do të jetë bastion i PDK-së, e cila është dhe adresa politike e Drenicës dhe gjithë Kosovës. Kryetari i Komunës, Bekim Jashari me prezencën e tij e begatoj këtë takim”, ka shkruar Haxhiu.

Nuk dihet sa do të zgjas ky pajtim sepse dy grupet ishin pajtuar edhe një herë tjetër por ishin hidhëruar sërish mes vete. Madje grupi i Nuredin Lushtakut kishte filluar përpjekjet për krijimin e partisë së re.Një ditë më herët në Skënderaj ka qëndruar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaci i cili ka zhvilluar takime me strukturat e PDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat