Mbetet pa patentë-shofer një orë pasi e mori

Kosova

Mbetet pa patentë-shofer një orë pasi e mori

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 16:42
Foto ilustrim

Shoferët e rinj shpesh bëjnë shkelje të trafikut që i kushtojnë me humbje licence, por situata është më e rrallë në Gjermani.

Sipas mediave, një adoleshent humbi patentë-shoferin më pak se një orë pasi ai e kaloi testin. 

Më saktësisht, licenca e tij u konfiskua vetëm 49 minuta pasi ai e mori atë për vozitje 100 km/h në një zonë ku shpejtësia maksimale e lejuar është më pak se 50 km/h. 

Ky 18-vjeçar ishte me katër miq kur u kap në një shkelje, transmeton KosovaPress. Përveç se mbeti një muaj pa patentë-shofer, atij iu morën edhe dy pikë me dënim të kushtëzuar prej dy vjetësh, i cili mund të dyfishohet, dhe përveç kësaj, ai duhet të paguajë një gjobë prej 200 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat