Gjendet trupi i pajetë i personit të zhdukur në Studime të Vushtrrisë

Kosova

Gjendet trupi i pajetë i personit të zhdukur në Studime të Vushtrrisë

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 17:25
Foto

Pas pesë ditësh kërkimi, sot në Studime të Ulët të Vushtrrisë, njësia e FSK-së për Kërkim- Shpëtim në Male, ka arritur të gjejë trupin e pa jetë të personit të zhdukur R.G. (61), i cili i është dorëzuar ekipit mjekësor që ka konstatuar vdekjen e tij.

Nga data 20 nëntor, me  vendim të ministrit të FSK-së Rrustem Berisha dhe me urdhër të komandantit gjeneral Rrahman Rama, pas kërkesës së Policisë së Kosovës, 16 pjesëtarë dhe njësia e qenve K9 u angazhuan në operacionin e kërkimit për personin e zhdukur. 

Operacioni i kërkimit është udhëhequr nga Kompania e Task-Forcës së Kërkim –Shpëtimit  të FSK-së në bashkëpunim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Vushtrrisë, Policinë e Kosovës dhe banorë  vullnetarë të fshatit Sudime me rrethinë. 

Pas përfundimit të operacionit në Studime të Vushtrrisë, pjesëtarët e FSK janë kthyer në kazermë për të vazhduar me aktivitetet e njësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat