Sulmon zyrtarët policorë personi që kishte urdhërarrest

Kosova

Sulmon zyrtarët policorë personi që kishte urdhërarrest

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 10:31
Policia e Kosoves

Mbrëmë në Prishtinë, është arrestuar një person, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Mbrëmë në Prishtinë në afërsi të ndërtesës së EULEX-it, është arrestuar një person, pasi që i njëjti kishte urdhërarrest, 

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në ora 23:45, ku gjatë arrestimit të tij, i dyshuari ka rezistuar duke i kanosur dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, të cilëve iu ka shkaktuar lëndime trupore.

Me vendim të prokurorit, rasti ka shkruar në procedurë të rregullt ndërkaq, i dyshuari i është dorëzuar Stacionit Policisë Veriu në Prishtinë, pasi që siç bëhet e ditur, ai në këtë stacion kishte urdhëresat. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat