Rama: Askush mos ta konsiderojë Kosovë një gjysmë shtet - Bota Sot
Rama: Askush mos ta konsiderojë Kosovë një gjysmë shtet

Kosova

Rama: Askush mos ta konsiderojë Kosovë një gjysmë shtet

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 12:24
Mbledhja e qeverive shqiptare

Kryeministri i Shqipërisë në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive shqiptare, ka thënë se frenezia me të cilën Serbia po e bllokon Kosovën në instanca rajonale e ndërkombëtare e deri te kurajo e pa shpjegueshme për të kërkuar tërheqjen e njohjeve të Kosovës si republikë, nuk është thjesht shqetësuese, është sfiduese deri në dekurajimin e procesit të vet dialogut dhe është provokuese deri në nevojën për reagime proporcional.

Kryeministri Rama e nisi fjalimin e tij, duke thënë se për Kosova përveç së qenuri sensimentalisht shëmbëlltyra, referencë e konvertimit të saj, Shqipëria është shteti natyralisht më i prirur për bashkëpunim dhe më i interesuari për suksesin e Kosovës.

Rama pati kritika për Bashkimin Evropian sa i përket qasjes ndaj Kosovës, duke thënë se e drejta ndërkombëtare nuk njeh gjysmë njerëz.

Rama: Nuk mund të konsiderohet nga askush një gjysmë shtet

“Ne i kemi mirëpritur dhe i mirëpresin të gjitha dinamikat dy palësh dhe shumëpalësh që qojnë drejt plotësimit kuadrin e gjymtuar të sovranitetit e Republikës së Kosovës dhe lëvizjes së lirë. Ja pse kemi qenë dhe mbeten të zhgënjyer nga qasja e Bashkimi Evropian dhe të gjithë atyre shteteve që janë në themelet e pavarësisë së Kosovës në raport me të drejtën për lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj dhe ja pse themelimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës ishte hapi i duhur dhe kuptim plot në drejtim të plotësimit të kuadrit të një shteti që nuk mund të jetë dhe nuk mund të konsiderohet nga askush një gjysmë shtet”, tha Rama.

Ai foli edhe për dalogun përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se nuk është dialog i sinqertë nga Serbia.

Rama: Bllokimi i Serbisë dekurajues për dialogun

“Një draft dakordësimi është në përgatitje e sipër nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian, por frenezia me të cilën Serbia po e bllokon Kosovën në instanca rajonale e ndërkombëtare e deri te kurajo e pa shpjegueshme për të kërkuar tërheqjen e njohjeve të Kosovës si republikë, nuk është thjesht shqetësuese, është sfiduese deri në dekurajimin e vet procesit të dialogut dhe është provokuese deri në nevojën për reagime proporcional“, tha ai, duke shtuar se pengimi i sistemit të energjisë 400 kilovatësh në mes Shqipërisë dhe Kosovës, dëshmon energjia rajonale është peng i qasjes bllokuese të Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Ramusah Haradinaj, në hapjen e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive shqiptare, është shprehur i bindur se me nënshkrimin e nëntë marrëveshjeve e protokolle, do të qojë në një të ardhme të afërt, deri në unifikimin të ekonomive tona dhe jo vetëm aq.

Haradinaj tha se e dinë që populli i Kosovës dhe Shqipërisë presin më shumë nga dy qeveritë dhe nga këtu do të vazhdojnë me punë dhe angazhim në ballafaqimin e sfidave të shumta.

Haradinaj: Marrëveshje për unifikimin e ekonomive tona

“Jam i bindur se me mundësia që të nënshkrimin e nëntë marrëveshjeve e protokolle, do të qojë në një të ardhme të afërt, deri në unifikimin të ekonomive tona dhe jo vetëm kaq.....Sot Kosova është palë kontaktuese me BE-në, MSA-në, zbaton prioritetet e reformës evropiane dhe njëkohësisht ka përmbushur me sukses 95 përqind obligimet e veta, pra qind për qind obligimet e veta për liberalizimin e vizave, pra ashtu si çdo vend tjetër, edhe Kosova pret që e drejta e vet të respektohet nga e institucionet e BE-së. Por Kosova nuk ka mbet vetëm duke pritur nga të tjerët, në planin e sigurisë, Kosova përmbyll procesin e transformimit të FSK-së duke i dhënë mandat mbrojtës në ditët në vijim. Në planin ekonomik, reformat fiskale, reformat ekonomike, aktivizimi i resurseve e deri te investimi në energji që po ndodhin. Në planin rajonal i kemi kushtuar bashkëpunimit me të gjitha vendet por po ashtu kemi qëndruar në të drejtën tonë”, ka thënë ai.

Haradinaj tha se Shqipëria çdoherë ka mund të llogarit në Kosovën dhe çdoherë ka të drejt të llogarit në Kosovën por edhe Kosova çdoherë ka llogarit në Shqipërinë, gjë që u dëshmuar edhe në vitin 1999.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...