Komuna e Malishevës përkrahë stacionin policor me mjete të teknologjisë informative

Kosova

Komuna e Malishevës përkrahë stacionin policor me mjete të teknologjisë informative

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 14:01
Komuna e Malishevës përkrahë stacionin policor me mjete të teknologjisë informative

Komuna e Malishevës i ka dhuruar sot një donacion stacionit policor, në mjete të teknologjisë informative, për nevoja të tyre në kryerjen e punës së përditshme nga ana e zyrtarëve policor në këtë komunë.

Donacionin për stacionin policor, sot edhe zyrtarisht e ka dhuruar i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ndërsa këtë donacion e ka pranuar komandanti i stacionit policor, kapiteni Hazir Berisha.

“Këto mjete konkretizimi të teknologjisë informative do të jenë në shërbim të kryerjes së obligimeve zyrtarëve të policisë dhe ju falënderoj për punën që jeni duke bërë në krijimin situatës së sigurisë për banorët e Komunës së Malishevës”, tha kryetari Begaj, me rastin dhënies së mjete për stacionin policor në Malishevë.

Komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiteni Hazir Berisha, ka falënderuar Komunën e Malishevës, për këtë përkrahje dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm në shërbim të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat