Situata energjetike jo stabile, KEDS/KESCO po importon gjysmën e rrymës në vend

Kosova

Situata energjetike jo stabile, KEDS/KESCO po importon gjysmën e rrymës në vend

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 09:52
Foto ilustrim

KEDS/KESCO përmes një kumtese për media ka sqaruar opinionin se situata me energji elektrike vazhdon të jetë jo stabile që nga e mërkura.

Edhe pse per momentin nuk ka ndërprerje të energjisë elektrike, ende sistemi energjetik ballafaqohet me prodhim të pakët vendor i bazuar në vetëm dy blloqe, A4 dhe B2, si dhe i varur nga importi i cili vazhdon të mbulojë rreth 50% të konsumit.

“Pas hyrjes së bllokut A4 në prodhim, për një kohë të shkurtër Blloku A3 del nga prodhimin ne mënyrë të paplanifikuar, derisa Blloku B1 planifikohet të kthehet në prodhim ne ditët e fundit të dhjetorit. Duke pasur parasysh që furnizimi me energji elektrike në Kosovë vazhdon të varet nga prodhimi vendor, dhe ai këtyre ditëve nuk mbulon as gjysmën e konsumimit, e gjithë pjesa tjetër është duke u siguruar nga importi, që nga e mërkura kur blloqet janë jashtë pune”, thuhet në njoftim.

Edhe pse KEDS/KESCO vazhdon të importojë konstant që nga e mërkura rreth 400 MË/h, në vlerë rreth 120 euro për MË. Kjo sasi kur konsumi rritet dukshëm nuk është e mjaftueshme. Edhe më shume këtë situatë e vështirëson vjedhja e energjisë elektrike që fatkeqësisht është shumë e lartë në disa pjesë të Kosovës dhe si pasojë kjo i shkakton sistemit energjetik ngarkesa më shumë se sa sistemi mund të përballojë.

KEDS KESCO dëshiron te lajmërojë publikun qe veçse kemi hyrë në muajt e ftohët kur rritet kërkesa për rrymë dhe mosfunksionimi adekuat i një prej hallkave të sistemit energjetik mund të debalancojë atë dhe si pasojë të afektojë konsumatorët.

KEDS ka hyrë në vitin e 6 të operimit. Të gjitha të hyrat financiare janë investuar dhe kanë mbetur në Kosovë. Pra Kosova, dhe në këtë rast konsumatorët sipas KEDS-it, kanë përfituar.

“Rreth 120 milionë euro janë investuar në Kosovë gjatë kësaj periudhe. Me qindra mijë konsumatorë veçse kanë përfituar direkt. Investimet po vazhdojnë edhe me fuqishëm gjatë vitit 2018. Kjo dëshmon se KEDS/KESCO është këtu për të krijuar partneritet me të gjithë, në mënyrë që te ecim përpara. KEDS/KESCO po jep maksimumin në këtë situate të vështirë për sistemit energjetik. Kërkojmë nga të gjitha palët të bashkohemi dhe të bashkëpunojmë në të mirë të qytetarëve, sikurse ftojmë konsumatorët të kursejnë maksimalisht këta muaj të vështirë të sistemin energjetik”, thuhet tutje në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat