Policia jep detaje për vrasjen e mbrëmshme

Kosova

Policia jep detaje për vrasjen e mbrëmshme

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 10:01
Foto ilustrim

Policia në raportin 24 orësh jep detaje për vrasjen që ka ndodhur mbrëmë në lagjen Veternik.

Sipas Policisë një person ka  informuar se katër persona të dyshuar kishin hyrë brenda shtëpisë së tij, dhe njëri nga ta i ka drejtuar armën viktimës,  me ç’rast viktima ka poseduar armë dhe ka shtënë në drejtim të dyshuarit (K.K., viti i lindjes 1976) dhe e ka qëlluar për vdekje.

Po ashtu njëri nga të dyshuarit ka shtënë në drejtim të viktimës, mirëpo nuk është goditur. 

Tre të dyshuarit tjerë kanë arritur që të largohen nga vendi i ngjarjes. Njësitë relevante kanë dal në vend të ngjarjes dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar se i dyshuari  nuk ka shenja jete. 

Nga viktima është konfiskuar pistoleta e cila është përdorur në rast. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat