Malazezët urojnë shqiptarët për Ditën e Flamurit

Kosova

Malazezët urojnë shqiptarët për Ditën e Flamurit

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 11:31
Vlorë, 1912

Shoqata e Malazezëve të Kosovës uron të gjithë shqiptarëve të Kosovës ditën e Flamurit.

Sipas një komunikate e dërguar nga kryetari i kësaj Shoqate Sllobodan Vujiçiq përveç urimit për festë, uron që vitin e ardhshëm të vijë deri te marrëveshja në mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Pa paqe të qëndrueshme me Serbinë, pa respektim të të gjitha pakicave dhe pa pranim e sistemit evropian të vlerave, nuk do të ketë zhvillim ekonomik as përmirësim të jetës për qytetarët e Kosovës. Përgjegjësia më e madhe për gjendjen e tanishme dhe të ardhme, u takon shqiptarëve të Kosovës, si popull shumicë që janë. Prandaj, besojmë që do të kenë fuqi t’i tejkalojnë të gjitha sfidat dhe t’i arsyetojnë pritjet e miqve të Kosovës dhe popullit shqiptar në përgjithësi”, thuhet në urimin e Shoqatës së Malazezëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat