Artistët tallin zëvendëskryeministrin Hoxhaj për shqiponjën

Kosova

Artistët tallin zëvendëskryeministrin Hoxhaj për shqiponjën

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 15:49
Fotoja e artistëve

Pas mbledhjes në mes dy qeverive që u mbajt në Pejë, në fund u realizua fotografia e përbashkët e të dy kabineteve qeveritare.

Por në këtë foto bie në sy zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, i cili në fotografinë ‘me shqiponjë’ shihet duke e bërë shqiponjën me duar së prapthi.

Ndërkohë urime të shumta po bëjnë qytetarët shqiptarë. Ndër këto urime vjen edhe një mjaft i veçantë nga artistët e Kosovës.

Ata kanë publikuar një fotografi bashkë me regjisoren Zana Hoxha Krasniqi, teksa kanë bërë shqiponjën ashtu siç e bëri zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës Enver Hoxhaj gjatë mbledhjes së dy qeverive, Kosovë – Shqipëri.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat