Përveç Zubin Potokut, tri komunat tjera serbe nuk i kanë dorëzuar dorëheqjet në MAPL

Kosova

Përveç Zubin Potokut, tri komunat tjera serbe nuk i kanë dorëzuar dorëheqjet në MAPL

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 10:58
Mitrovica Veriore

Të martën katër kryetarë të komunave me shumicë serbe në veri të Mitrovicës kanë dhënë dorëheqje.

Dorëheqjet kanë ardhur si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës doganore në 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Mitrovica Veriore, Zubin Potok, Leposaviqi dhe Zveçani janë komunat që kanë mbetur pa kryetarë.

Mirëpo, edhe pse janë larguar nga pozitat e tyre, përpos komunës së Zubin Potokut dorëheqjet tjera nuk janë dorëzuar në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Yll Valla nga Zyra për Komunikim me Publikun në MAPL, i ka thënë lajmi.net se zyrtarisht kanë pranuar dorëheqje vetëm nga komuna e Zubin Potokut.

“Zyrtarisht kemi pranuar dorëheqje vetëm nga komuna e Zubin Potokut, të tjerat ende nuk i kanë dorëzuar”, ka bërë të ditur Valla.

Theksojmë se Ligji për Zgjedhjet Lokale në Kosovë, thotë se pas shpërbërjes së Kuvendit të Komunës ose shkarkimit të kryetarit të Kuvendit, nëse nuk parashtrohet ankesë në afat prej pesë ditësh te Gjykata Kushtetuese, zgjedhjet e parakohshme lokale shpallen nga Presidenti i Kosovës.

Ndërkohë, kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka njoftuar përfaqësuesit serb se sot do të udhëtoj për në Beograd, ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas tij, ky takimi ka për qëllim gjetjen e një zgjidhje për hapat e mëtutjeshëm si përgjigje ndaj krizës për shkak të taksës doganore në 100 për qind për produktet e Serbisë.

Në anën tjetër, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë sot se taksën ndaj Serbisë do ta heqin vetëm kur kjo e fundite njeh Kosovën si shtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat