Reagimi i policisë në raportimet e qytetarëve për shitjen ilegale të qymyrit

Kosova

Reagimi i policisë në raportimet e qytetarëve për shitjen ilegale të qymyrit

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 21:39
Ilustrim

Këtë javë në emisionin “Jeta në Kosovë” është diskutuar rreth shitjes ilegale të qymyrit dhe ndotjes së ajrit.

Ekipi i JnK-së ka hulumtuar për disa ditë rresht për vendet në të cilat bëhet shitja ilegale e qymyrit, ku ka gjetur se numri më i madh i kamionëve të cilët bëjnë shitjen e qymyrit janë në ditët e caktuara për pazar në komuna.

Në rastet kur ekipi i JnK-së  ka vërejtur se në vende të caktuara po bëhet shitja e qymyrit ka raportuar rastin edhe në polici, por të njëjtit, edhe një orë pas raportimit nuk i janë përgjigjur thirrjes, e cila është bërë në cilësinë e një qytetari nga ekipi i JnK-së.

Të njëjtën strategji ekipi ynë e ka përdorur edhe pas një jave në po të njëjtin vend, por edhe për të dytën herë policia nuk i është përgjigjur raportimit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat