Aktvendimi për padinë e Haradinajt kundër Muhaxherit më 5 dhjetor - Bota Sot
Aktvendimi për padinë e Haradinajt kundër Muhaxherit më 5 dhjetor

Kosova

Aktvendimi për padinë e Haradinajt kundër Muhaxherit më 5 dhjetor

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 15:55
Ramush Haradinaj

Në Gjykatën Themelore të Pejës të premten ka përfunduar shqyrtimi gjyqësore në rastin e padisë së ngritur në dhjetor të vitit 2015 nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kundër kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, për “shpifje dhe të pavërteta”.

Haradinaj e kishte paditur Muhaxherin për kompensim dëmi prej 250 mijë euro, pas disa deklaratave të Muhaxherit, që pretendohet se ai ia ka dhënë në nëntor të vitit 2015 gazetës austriake “Der Standard”, në të cilën ai kishte akuzuar Haradinajn se ende po bënë para nga kontrollimi i biznesit të naftës dhe lojërave të fatit.

Në përfundim të seancës, pasi përfaqësuesi ligjor i Haradinajt dhe ai i Muhaxherit dhanë fjalën e tyre përfundimtare, gjyqtarja e lëndës, Ganimete Puka, tha se aktvendimin do ta shpallë me 5 dhjetor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...