LDK dërgon telegram ngushëllimi për vdekjen e Bushit të vjetër

Kosova

LDK dërgon telegram ngushëllimi për vdekjen e Bushit të vjetër

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 12:34
George H.W. Bush

Me rastin e vdekjes së Presidentit të 41-të të SHBA-ve George H.W. Bush, kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka dërguar telegram ngushëllimi.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut të popullit të Kosovës, Presidentit të SHBA-ve, George H.W. Bush. Ndarja nga jeta e George H.W. Bush është humbje e madhe për Kosovën. Bush ishte një prej figurave më të njohura në arenën ndërkombëtare dhe politike i cili dha kontribut të madh që popujt e botës të jetojnë në paqe. Bush ishte gjithashtu mik i madh i vendit dhe popullit tonë, mungesën e të cilit do ta ndiejmë shumë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Mustafës, sipas kumtesës për media të kësaj partie.

Tutje thuhet se Bush do të përkujtohet gjithmonë nga Kosova dhe qytetarët e saj, veçanërisht për paralajmërimin e tij ndaj Serbisë në vitin 1992 se ‘në rast të konfliktit në Kosovë, të shkaktuar nga veprimet e Serbisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë të gatshme të përdorin forcën ushtarake kundër serbëve në Kosovë e Serbi.

“Këtë dashuri ndaj Kosovës e trashëgoi edhe te Presidenti i 43-të i SHBA-ve George W. Bush, gjatë mandatit të së cilit edhe u shpall pavarësia e Kosovës. Zoti e bekoftë shpirtin e Presidentit George H.Ë. Bush”, ka thënë Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat