Mbahet testi për gardianët e rinj

Kosova

Mbahet testi për gardianët e rinj

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 20:46
Foto ilustrim

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, sot u mbajtë testi fizik për kandidatët që pretendojnë të bëhen pjesë e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Aftësitë fizike gjithsej të dielën i testuan 249 kandidatë, prej tyre 25 ishin femra, ndërsa të gjithë ata të cilët kryejnë me sukses këtë fazë do t`i nënshtrohen edhe intervistës.

120 më të mirët do të fillojnë punën si zyrtar korrektues në burgun e Dyzit dhe atë të Gjilanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat