Veseli: Kosova nuk mund të mburret nëse nuk i trajton barabartë personat me nevoja të veçanta

Kosova

Veseli: Kosova nuk mund të mburret nëse nuk i trajton barabartë personat me nevoja të veçanta

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 11:33
Veseli në ditën ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta ka takuar disa studentë

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në ditën ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta ka takuar disa studentë për të diskutuar rreth sfidave dhe nevojave që ky grup i njerëzve kanë.

Veseli ka thënë se Kosova nuk mund të mburret me zhvillimin e saj nëse nuk ua jep kujdesin dhe trajtimin e duhur personave me nevoja të veçanta.

“Shoqëria jonë nuk mund të mburret me zhvillimin e saj nëse personave me nevoja të veçanta nuk ua ka dhënë kujdesin e duhur dhe trajtimin e barabartë. Sot, në ditën ndërkombëtare të tyre, me studentë nga kjo kategori diskutuam për sfidat dhe nevojat që ata kanë. E tashmja dhe e ardhmja e vendit është përgjegjësi e secilit prej nesh dhe vetëm puna e përbashkët e zhvillon edhe më shumë atë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat