Të mërkurën ora e parë e mësimit i kushtohet raporteve Kosovë-SHBA

Kosova

Të mërkurën ora e parë e mësimit i kushtohet raporteve Kosovë-SHBA

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 16:38
Shyqiri Bytyq

Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi ka vendosur që të mërkurën ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e Kosovës do të mësohet për raportet Kosovë-Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vendimi i ministrit:

Të dashur qytetarë, nxënës e mësimdhënës, Në shenjë respekti, mirënjohje dhe vlerësimi për veprimtarinë politike të ish presidentit amerikan , z. George H.Ë Bush, në funksion të fuqizimit të raporteve mes shtetit të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe përkushtimit të tij për faktorizimin e çështjes së Kosovës në momente të rëndësishme historike, kam marrë vendim që të mërkurën, më 5 dhjetor 2018, të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar, orën e parë të mësimit t’ia kushtojnë raporteve të mira historike në mes Kosovës dhe SHBA-ve, në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme që i është dhënë vendit tonë gjatë procesit të çlirimit, pavarësimit dhe shtetndërtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat