Kosova në krahasim me vendet e rajonit, nuk qëndron mirë në rezerva ujore

Kosova

Kosova në krahasim me vendet e rajonit, nuk qëndron mirë në rezerva ujore

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 17:23
Kosova në krahasim me vendet e rajonit, nuk qëndron mirë në rezerva ujore

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi sot është takuar me menaxherin e zyrës për Kosovë dhe Maqedoni të Bankës Botërore, Marco Mantovanelli, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunim dhe investimet në sektorin e ujit në Kosovë.

Ai me këtë rast tha se MMPH është e gatshme të fillojë me implementimin e projekteve për rezervat ujore.

“Kosova  në krahasim me vendet e rajonit, qëndron jo mirë në rezerva ujore. Ne duhet ta ndryshojmë këtë situatë. Gjithçka që është e nevojshme dhe kërkohet nga ne si MMPH, jemi të gatshëm ta bëjmë në mënyrë që sa më shpejt të fillojmë me implementimin e projekteve për rezervat ujore”, u shpreh Matoshi.

Ai tregoi prioritet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,  për ndërtimin e ujëmbledhësve në Kosovë.

“Kremenata është njëri ndër vendet ku duhet të bëhet një ujëmbledhës. Po ashtu është edhe Dragaçina në Suharekë, por ka edhe opsione të tjera. Jemi të interesuar bashkë me ju që t’i përzgjedhim këto lokacione”, deklaroi Matoshi.

Ndërsa menaxheri i zyrës për Kosovë dhe Maqedoni i Bankës Botërore, Marco Mantovanelli, tha se janë në dijeni për nevojën e Kosovës për investime në fuqizimin dhe sigurimin e ujërave.

“Takimin e fundit të Bankës Botërore që kemi pasur, ka qenë kërkesa zyrtare që të zhvillohet një qasje e integruar në sigurimin e ujërave dhe njëkohësisht për projektet e tjera që kanë të bëjnë me përkrahjen buxhetore dhe përkrahjen në politika. Prioriteti ynë i parë është të punojmë bashkërisht për t’i kuptuar prioritetet në sektorin e ujërave ”, tha Mantovanelli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat