Ministria e Financave lansoi portalin e transparencës

Kosova

Ministria e Financave lansoi portalin e transparencës

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 12:46
Ministria e Financave lansoi portalin e transparencës

Ministria e Financave në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane dhe GIZ, kanë lansuar sot portalin e transparencës, në mënyrë që përmes tij të paraqiten të gjitha informatat e buxhetit të shtetit dhe analizimin e të gjitha institucioneve dhe komunave të Kosovës në mënyrë individuale.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se me lansimin e këtij portali të transparencës do të hapet  një dritare e re informative për buxhetin e shtetit dhe se të gjithë ata që kanë mundësi, do të kenë qasje të drejtpërdrejtë në buxhet të shtetit.

Hamza: Në këtë portal janë të vendosura të gjitha kategoritë buxhetore

“Transparenca dhe llogaridhënia buxhetore është njëra ndër parakushtet kryesore për ngritjen e efikasitetit të menaxhimit të financave publike. Në këtë portal janë të vendosura të gjitha kategoritë buxhetore, ku mund të shihen lehtë të hyrat dhe shpenzimet tre mujore dhe ato vjetore. Tashmë, qytetarët, e sidomos ekspertët, studentët, e sidomos gazetarët dhe institucionet organizatat qeveritare dhe jo qeveritare, të cilat e monitorojnë Ministrinë e Financave dhe buxhetin e Kosovës, falë këtij portali për herë  të parë do të kenë mundësinë që në mënyrë automatike të qasen në të dhënat e buxhetit të planifikuar, të rishikuar dhe të ekzekutuar të Republikës së Kosovës ”, ka thënë Hamza.

Ndërsa, ambasadori gjerman, Christian Heldt, është shprehur se të hyrat e shtetit dhe mënyra si përdoren ato, dhe se është shumë e rëndësishme që qytetarët të informohen drejt.

Heldt: Kjo që po bën është diçka revolucionare

“Kjo është diçka, po thuajse  revolucionare që po e bëni ju ministër, bashkë me ministrinë të juaj. Është thjesht kënaqësi të kemi lajme të tilla, si ky, kur të gjithë po diskutojnë për tarifat e kështu me radhë, sepse transparenca e buxhetit shtetëror është hap kyç drejt zhvillimit të mëtejshëm të Kosovës. Me këtë portal të transparencës, që përfshin të dhënat nga viti 2015 deri te viti 2018, keni bërë një hap të jashtëzakonshëm drejt demokratizimit, mendoj që duhet të theksohet kjo fjalë dhe llogaridhënies për politikat fiskale”, ka thënë diplomati Held.

Ndryshe, ky portal do të mundësojë që çdo qytetar të ketë qasje në të gjitha aktivitetet e Ministrisë së Financave dhe të analizoj në detaje ndarjen buxhetore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat