Gruas së Rugovës i garantohen 1 mijë euro, veturë dhe shofer

Kosova

Gruas së Rugovës i garantohen 1 mijë euro, veturë dhe shofer

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 13:57
Ibrahim Rugova me gruan e tij

Familja e presidentit historik, Ibrahim Rugova, nga ky muaj do të marrë nga shteti të hyra prej 1 mijë euro, një veturë dhe shofer. Kështu shkruan në një propozim-vendim të kryeministrit Haradinaj, i cili pritet të miratohet sot në mbledhjen e Qeverisë.

BE ka siguruar të gjitha pikat që do të dalin për votim në mbledhjen e Qeverisë, në mesin e të cilave ndodhet edhe ky vendim për familjen Rugova.

“Shqyrtimi i Propozim-vendimit që znj. Fana Rugova, bashkëshorte e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, t’i lejohet transfer i mjeteve financiare në muaj në vlerë prej 1 mijë euro neto, automjet dhe një drejtues automjeti”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat